Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.
“Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093. Në total numri i rasteve aktive është 656”, thuhet në njoftim.