Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë në 169, është bërë e ditur në raportin e të premtes të Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirus.
Sipas këtij raporti, pas Prishtinës, më shumë raste aktive kanë Gjilani me 70, Ferizaj me 68, Prizreni me 50 dhe Suhareka me 29.
Numri i rasteve aktive ka rënë edhe në nivel vendi, dhe aktualisht është 668.
Ditëve të fundit, në Kosovë ka pasur rënie të vazhdueshme të rasteve pozitive me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 56 raste të reja, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.