Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar rreth rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.
Edhe pse sonte në Prishtinë nuk është regjistruar asnjë rast i ri, Ahmeti ka thënë se as kryeqyteti nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik.
Ai tha se duke iu afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë në disiplinën tonë.
Postimi i plotë:
Prishtina është kryeqytet i Kosovës. Të gjithë ne kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës. Numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është brengosës për krejt neve, sepse as Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik. Duke ju afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në disiplinën tonë e duke i ndihmuar të gjithë të tjerët që kjo të kalohet sa më shpejtë.