Zhvillimi i teknologjisë informative ka bërë që të ndryshojë edhe mundësia e të bërit biznes duke shfrytëzuar platformat sociale, të cilat sot janë me miliarda llogari qoftë të personave apo edhe bizneseve.
Arta Istrefi themeluese e “Gratë ndërmarrëse të Kosovës”, tha se programi për marketing përmbajtësor ka rëndësi për zhvillim të biznesit. Ajo ka folur edhe për procesin e marketingut në rrjetet sociale të cilat vitet e fundit po shfrytëzohen nga shumë kompani kosovare për marketing.
“Marketingu digjital është bërë i domosdoshëm për zhvillimin e biznesit, sot ka biznese që kanë vetëm faqe në instagram dhe nuk ka fare ueb faqe të saj”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas saj, një shkrim në rrjetet sociale ku prezantohen aktivitetet apo produktet e bizneseve, është më mirë të shkruhen më me pak fjalë.
Për mundësinë e ‘vdekjes’ së marketingut tradicional për shkak të digjitalizimit, Istrefi vlerësoi disa kompani ende nuk e lejnë anash atë. “Marketingu digjital edhe pse është duke u avancuar ditë pas dite, por prapë se prapë për disa kompani vazhdojnë me marketingun tradicional”, tha ajo.