Operacioni ndaj policëve po zhvillohet në Gjakovë e Prizren, priten arrestime

Operacioni ndaj disa zyrtarëve policorë po kryhet në Gjakovë e Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ky operacion, i koduar me emrin “Pika”, po përkrahet edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, ndërsa po paralajmërohet se do të ketë arrestime të dhjetëra zyrtarëve policorë.

“Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë. IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet në njoftim.