Ukrainë, afro 125 mijë qytetarë janë evakuuar nëpërmjet korridoreve humanitare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se afro 125 mijë persona janë evakuuar nga zonat e konfliktit në Ukrainë nëpërmjet korridoreve humanitare, raporton “The Guardian”.

Në një video-adresim të dielën, Zelensky, ka thënë se prioritet është Mariupoli, ku afro 400 mijë persona kanë mbetur të ngujuar ndërsa po ka mungesë të ujit e ushqimit.

Ai ka thënë se konvoji humanitar është 80 kilometra larg nga Mariupoli, dhe se mund të arrijë brenda dy orëve.