Mbi 900 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

Aktualisht në Shqipëri janë 974 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga ky virus si dhe janë shënuar edhe 73 raste të reja.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 217 persona.

Ndryshe, në spitalet COVID në Shqipëri janë të shtruar 39 persona.