Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831. Në total numri i rasteve aktive është 812.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.