Rreth 1.33 milion persona kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që kur filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, ka njoftuar Agjencia Kufitare e Polonisë, raporton BBC.
Në një postim në Twitter, agjencia ka thënë se nga personat që janë futur në Poloni, 93 për qind janë shtetas ukrainas, një për qind polakë dhe 6 për qind qytetarë gati 100 shteteve tjera.
Nga Agjencia është thënë se vetëm të martën, 125.800 qytetarë kaluan kufirin Ukrainë – Poloni. Ndërsa rekordi ditor ishte të dielën, kur kaluan 142.300 qytetarë.