Shumë njerëz vuajnë nga sëmundjet e lidhura me dietën por numri pritet të pësojë rritje, pasi qasja në ushqime ushqyese bëhet më pak e sigurt.
Ky është një problem që do të prekë shumë vende kryesisht ato të zhvilluarat.
Në ekonomitë më të mëdha, mund të ketë mjaft kalori në dispozicion, por disa njerëz konsumojnë shumë pak lëndë ushqyese të rëndësishme, duke çuar në fenomenin e “urisë së fshehur”, sipas BBC.
Përdorimi i ushqimeve të caktuara me qëllim formimin e një diete sjell rutinë ushqyerje tek njeriu.
Ushqimi ka fuqinë për të parandaluar dhe madje trajtuar sëmundjet.
Vlerat ushqimore që kanë ushqimet e ndryshme furnizojnë trurin dhe trupin me elementët e nevojshëm, prandaj nevoja për ushqyerje është jetike.
Nëse ushqehemi shëndetshëm do të kemi imunitet të trupit për të përballuar sëmundje të ndryshme.