Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.
Në një konferencë ditore për shtyp, Zelensky ka thënë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se Rusia nuk ka hequr dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, andaj sipas tij, vendi që drejton ka nevojë që më shumë sanksione t’i vihen këtij pushtuesi.
“Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës, andaj ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”, ka thënë ai, raporton BBC.
Zelensky bën thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”.