Përfaqësuesi i Kievit i ka bërë thirrje gjykatës së lartë të Kombeve të Bashkuara të hënën që të urdhërojë Rusinë të ndalojë pushtimin shkaërrues të Ukrainës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po mban seancën në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Rusia ka refuzuar të marrë pjesë në seancën.
Përfaqësuesi i Ukrainës, Anton Korynevych, i ka kërkuar gjykatës që të ndalohet Rusia.
“Rusia duhet të ndalohet dhe gjykata duhet të luajë një rol për të ndaluar atë”, ka thënë Korynevych.
Ukraina i ka kërkuar gjykatës që të urdhërojë Rusinë që “menjëherë të pezullojë operacionet ushtarake” të lansuara më 24 shkurt.
Rusia kishte thënë se ky sulm është për të parandaluar dhe ndëshkuar gjenocidin në rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donetzkut që gjenden në lindje të Ukrainës.