Horoskopi 5 mars 2022

Dashi

Sot, të mendosh për atë që dëshiron vërtet, të jesh i lumtur dhe do të ndihesh i fortë. Dëgjoni pa frikë intuitën tuaj, në mënyrë që të kuptoni saktësisht se çfarë keni nevojë.

Cilado qoftë situata juaj personale, ju tërhiqeni nga magjia e një dashurie të ndaluar që shqetëson këndshëm jetën tuaj të përditshme. Megjithatë, duhet të keni kujdes, sepse rrezikoni zbulime që do t’ju dëmtojnë jetën romantike!

Në karrierën tuaj, ju jeni mjaft abstrakt dhe i pakujdesshëm

Demi

Të dashur Dem, në rrethin tuaj të miqve sot ka padyshim ngjarje të gëzueshme dhe momente freskuese, por edhe mundësi për të arritur qëllime të larta.  Nëse jeni të fejuar, ju rinovoni dhe përmirësoni në mënyrë të këndshme marrëdhënien. Nëse jeni beqarë ia dilni mbanë dhe pushtoni personin që ju intereson, i cili është i magjepsur nga temperamenti juaj emocionues.

Jeni të favorizuar financiarisht, mjafton të ndërmerrni iniciativa menjëherë.

Binjakët

Miku Binjak, mund të presësh zhvillime të gëzueshme dhe thelbësore në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës suaj. Imazhi juaj social po përmirësohet në maksimum. Nëse jeni të fejuar, partneri tjetër, ju dëshmon në mënyra të ndryshme interesin e tij. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet sot të bëni një njohje shumë të jashtëzakonshme dhe interesante.

Në planin financiar merrni vendime të rëndësishme dhe ndërmerrni veprime të zgjuara dhe efektive.

Gaforrja

I dashur Gaforre, Sinodi Diell-Jupiter ju ofron fatin absolut, në çdo gjë që bëni sot. Nëse jeni beqarë përgatituni për aventura dashurie dhe sukses.   Nëse jeni të fejuar, rinovoni lidhjen apo martesën tuaj, me dalje rekreative apo një udhëtim.

Në planin financiar do ketë disa shpenzime, kryesisht për udhëtime.

Luani

Ju mund t’i realizoni dëshirat tuaja më të thella, duke përfituar kryesisht nga mprehtësia juaj.

Nëse jeni beqarë, do të keni mundësi të fitoni “përparësinë” në lidhjet tuaja të dashurisë dhe të joshni personin që ju intereson.  Nëse jeni të fejuar, përfitoni nga rritja e humorit tuaj seksual, për të përjetuar momente të nxehta sensuale me partnerin.

Sot mund të shlyeni borxhet. Në punë do ketë zbulime dhe kjo do ju sjellë shumë përfitime.

Virgjëresha

E dashur Virgjëreshë, Sinodi Diell-Jupiter do t’ju shtyjë sot, në vendime serioze, thelbësore dhe konstruktive, në lidhje me marrëdhëniet dhe kontaktet tuaja ndërpersonale,  të cilat po përmirësohen në maksimum.  

Nëse jeni të fejuar, tani kërkoni rinovim në marrëdhënien tuaj, e cila është përmirësuar shumë dhe madje ekziston mundësia e një propozimi nga partneri juaj. Nëse jeni beqarë do të keni njohje të reja simpatike, të cilat me shumë mundësi do të çojnë në një lidhje më vonë.

Në karrierën tuaj, bashkëpunimet tuaja janë ato që do t’ju çojnë drejt suksesit.

Peshorja

Sot do të arrini të bëni lëvizje konstruktive dhe të gjitha detyrimet tuaja do të përmbushen lehtësisht.  Nëse jeni të fejuar, dashurinë tuaj për partnerin do ta provoni në praktikë dhe kjo do t’i japë atij një gëzim të madh. Nëse jeni beqarë do të dëshironi të merreni me një person që ju intereson, përmes ambientit tuaj të punës.

Nga ana ekonomike, zgjidhjet e papritura vijnë nga hiçi.

Akrepi

Sot, Sinodi Diell-Jupiter do t’ju ofrojë një kohë të mirë, argëtim, kënaqësi të të gjitha llojeve, aktivitete krijuese dhe shkëlqim të lakmueshëm.

Nëse jeni të fejuar, përgatituni për një ditë që do të kaloni shumë mirë në mënyra të ndryshme me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë je absolutisht simpatik.  Një dashuri e re e madhe, ndoshta do të fillojë tani.

Do të jeni të favorizuar në lojërat e fatit. Në fushën e karrierës do të keni padyshim lëvdata dhe sukses.

Shigjetari

Sot, i dashur Shigjetar, me Sinodin Diell-Jupiter do të përmbushni dëshirat, synimet dhe objektivat, që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen.  Përpiquni sot, të normalizoni dhe korrigjoni marrëdhëniet farefisnore, por edhe problemet e së shkuarës që shqetësojnë shtëpinë.

Nëse jeni të fejuar, sot është dita ideale për një vendim për të jetuar së bashku, si dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e së shkuarës. Nëse je beqarë kënaqesh me mesazhe të mira nga një dashuri që i përket së shkuarës. Rilidhja ka shumë të ngjarë tani.

Në planin financiar mund të ndiheni pak të stresuar, për shkak të detyrimeve familjare.

Bricjapi

Sot miku Bricjap me Sinodin Diell-Jupiter favorizohen kontaktet, komunikimet, udhëtimet dhe fillimet e reja që dëshiron të bësh. Nëse jeni të fejuar, bisedat e ëmbla dhe fjalët e buta do t’ju afrojnë me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë, kënaqesh me gëzimin e flirtit dhe ndoshta kështu, ke mundësinë për një lidhje të re që do të ndryshojë jetën.

Ekonomikisht dita është e përshtatshme për marrëveshje dhe vendime.

Ujori

Sot, miku Ujor, me Sinodin Diell-Jupiter, ju shquheni për vetëbesimin tuaj të shtuar dhe sharmin tuaj thelbësor. Gjithçka do të përmirësohet, edhe me një ritëm të ngadaltë dhe dëshirat tuaja do të realizohen, më lehtë.

Nëse jeni beqarë, do të keni një mesazh nga personi që ju intereson, i cili do t’ju rikthejë vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.  Në karrierën tuaj, duhet të rrisni menjëherë ritmin. Sot do të keni fat në financat, në çdo veprim.

Peshqit

Sot, miku Peshq, me Sinodin Diell-Jupiter, fati është në anën tuaj, në të gjitha fushat e jetës tuaj. Ju duhet të kapni menjëherë, të gjitha mundësitë që do të vijnë tani në jetën tuaj dhe t’i bëni realitet.

Sot nëse jeni beqarë keni mundësinë për të bërë një njohje të re.

Nëse jeni të fejuar, partneri juaj do t’ju sjellë një lajm shumë të mirë ose do t’ju bëjë një propozim emocionues, i cili do t’ju japë gëzim.

Në atë profesional, por edhe atë financiar do keni vetëm zhvillime pozitive sot.