Katër shpërthime të mëdha në Kiev

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev dhe qytetet tjera ukrainase në natën e të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes, raporton BBC.

Së paku katër shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev në orët e hershme të së enjtes, duke ndriçuar qiellin. Pamjet u kapën nga dëshmitarë nëpërmjet videove.

Ende nuk dihet se cilat ishin shënjestrat e sulmeve apo sa persona janë lënduar.

Shpërthimet erdhën vetëm pak orë pas një shpërthimi masiv në afërsi të stacionit të trenit në Kiev. Ndodhi shumë afër vendit ku po strehohen qindra ukrainas nga sulmet ruse.

Këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës tha se dëmet në infrastrukturë u shkaktuan nga mbetjet e një rakete që ishte qëlluar në ajër nga sistemi mbrojtës ukrainas.

Një gyp kryesor i nxehjes u dëmtua, tha zyrtari.