Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës ka njoftuar se tre shtetas të Kosovës janë larguar nga Ukraina.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, Qëndresa Fazliu, zyrtare për komunikim në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
Fazliu shtoi më tej se ata është thënë se kanë qenë në Ukrainë për periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.
Zyrtarja për informim më tej bëri të ditur se në total, autoritetet kosovare kanë kontaktuar me shtatë kosovarë në Ukrainë. Katër personat tjerë – një familje katëranëtarëshe – është bërë e ditur se janë rrugë e sipër për të kaluar në Hungari.