Mijëra qytetarë në Prishtinë kanë lëshuar pikërisht në ora 21:00 këngën e marshit të UÇK-së në shenjë proteste ndaj Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë hodhi akuza të pabazuara duke thënë se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë.
Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së por e cila u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.
Këto deklarata dhe mbështetja e Shkelzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkelzen Gashit.
Në fakt nga këto deklarata nuk u distancua as Albin Kurti por ai për shkak të presionit të madh qytetar e ka liruar sot nga detyra Shkelzen Gashin.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e marshit të UÇK-së të kënduar nga Arif Vlladi.