2763 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në vend janë edhe 2 mijë e 763 raste aktive me virusin korona, teksa gjatë ditës së djeshme tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 140 raste pozitive.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 370 pacientë.

Ndërsa, numri i të vaksinuarve me një dozë ka arritur në 899 mijë e 104 njerëz, me dozën e dytë janë vaksinuar 815 mijë e 155, ndërsa dozën përforcuese e kanë marrë 97 mijë e 71 qytetarë.