Tre persona kanë vdekur në Kosovë, si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 140 raste të reja, nga testimi I 2,060 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 2,763.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 836 persona me vaksinën anti-COVID.
Deri më tani me dozë të dytë janë vaksinuar 815,155 qytetarë, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese, janë vaksinuar 97,071 qytetarë.
Numri i dozave të administruara në Kosovë që nga fillimi i procesit të vaksinimit në mars të vitit 2021, është 1,811,481.