Mbretëria e Bashkuar është kthyer në vendin e pestë në botë që ka regjistruar më shumë se 20,000 viktima në spitale, si pasojë e koronavirusit të ri.
Të dhënat e fundit kanë treguar për një total prej 20,319 vdekjeve në këtë vend, një rritje prej 813 të numrit të viktimave në krahasim me një ditë më parë.
Drejtori mjekësor i Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë, Stephen Powis, ka thënë muajin e kaluar se numri total i të vdekurve nën shifrën 20,000 do të përbënte rezultat të mirë.
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për këto të dhëna 51 ditë pas regjistrimit të vdekjes së parë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në mbarë botën 2,8 milionë persona janë infektuar me COVID-19, ndërkaq, afro 200 mijë të tjerë kanë vdekur.