Rrjeti social Instagram, opsionet e tij nuk po i ofron në mënyrën më të mirë të mundshme. Një numër i madh përdoruesish janë ankuar se gjatë operimit në Instagramit, po iu pamundësohet dërgimi i kërkesës për “follow” tek të tjerët. Pas dërgimit të kërkesës, disa përdorues thonë se si mesazh po marrin
Përdoruesit e rrjetit social Instagram po ankohen për probleme gjatë përdorimit të kësaj medie.
“Ky veprim u bllokua. Ju lutem provoni më vonë. Ne kufizojmë përmbajtje dhe veprime të caktuara për të mbrojtur komunitetin tonë. Na tregoni nëse mendoni se ka ndodhur ndonjë gabim”, thuhet në mesazhin e Instagramit.
Probleme janë shfaqur edhe gjatë rifreskimit të faqes, ku sipas përdoruesve që kanë komentuar në një forum online, posa ta rifreskosh faqen e ballinës, të shfaqet mesazhi i njëjtë dhe të bllokohet për disa momente.