Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se nuk ka asnjë provë se personat që janë shëruar nga Covid-19 dhe që kanë antitrupat, janë të mbrojtur nga infektimi për herë të dytë.
Është raportuar se personat që i kanë mbijetuar virusit mund të zhvillojnë antitrupa që i rezistojnë virusit dhe parandalojnë infektimin për së dyti.
Në Britani të madhe, testimi i antitrupave në gjak është një prej strategjive testuese të qeverisë për të ndalur virusin.
Testimi i antitrupave konsiderohet si vendimtar në gjetjen e një vaksine ose në të dhënat që mund të çojnë deri te gjetja e vaksinës.
Krejt në fund, OBSH-ja ka thënë se praktika e mbledhjes së antitrupave mund të shpjerë në vazhdimin e përhapjes së virusit, pasi të shëruarit mund të injorojnë këshillat për të marrë masat standarde.