Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit, 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.
Ndërkohë, nga 1 610 testime, 206 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 604, ndërkohë që në spital po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (20 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 206
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 79
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1,610
Testime totale 1,728,492
Raste pozitive 270,370
Raste të shëruara 262,402
Raste Aktive 4,523
Humbje jete 3,445