120 pacientë me COVID-19 në spitale


Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 124 pacientë, prej tyre janë të konfirmuar 120 si pozitivë me COVID-19, e katër tjerë janë negativë.

Me oksigjenoterapi janë 88 pacientë, ndërsa në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë.

Në Klinikën Infektive janë 53 pacientë, në Mjekim Intensiv në Infektive janë 11 pacientë, në Pediatri 4 pacientë, në Gjinekologji 3 pacientë.

Ndërkohë në spitalet rajonale më së tepërmi pacientë ka në atë të Gjilanit 14 sosh. Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 12 pacientë, në të Gjakovës e Ferizajt nga 10 pacientë, katër pacientë me COVID janë të shtrirë në Spitalin e Pejës, ndërsa nga një në atë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.