Goli i Rashicës s’i kryen punë Norwichit, pëson nga Liverpooli

Milot Rashica ka shënuar golin e parë në Premier League. Sulmuesi kosovar shënoi në humbjen ndaj Liverpoolit të shtunën me rezultatin 3:1.

Liverpooli me këtë fitore mban hapin për titull të kampionit.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Rashica. Sulmuesi anësor realizoi Rashica shënoi në minutën e 48-të pas një devijimi të mbrojtësit Joel Matip për 1:0.

Liverpooli barazoi rezultatin me një gol të bukur nga Sadio Mane në minutën e 64-të për 1:0.

Vetëm tre minuta më vonë pas asistimit të portierit Alisson Becker, Mohamed Salah shënoi për 2:1.

Golin e tretë e shënoi Luis Diaz në minutën e 80-të pas asistimit të Jordan Hendersonit për 3:1.

Liverpooli pas 25 ndeshjeve në Premier League është në pozitën e dytë me 57 pikë, ndërsa Norwichi është i fundit me 17 pikë.