Detaje për vrasjen e policit mbrëmë në Zllatar të Prishtinës

Një zyrtar policor është vrarë të premten në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se polici është vrarë aksidentalisht gjatë një ndeje.

Ndërkohë, vdekjen e viktimës e ka konstatuer ekipi mjekësor në QKUK.

“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.