Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference).
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kryeministri Kurti është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.
Konferenca e Sigurisë që zhvillohet në Mynih, është një nga më të rëndësishmet dhe diskutohen çështjet e sigurisë dhe çështje tjera me interes.
Prej vitesh kjo konferencë mbledhë liderët nga shumë vende të botës për të diskutuar rreth zhvillimeve, sfidat e sigurisë etj.