Infermierët më 1 mars marshojnë për “pagë dinjitoze”

Sindikata e Infermierëve, Oda e Infermierëve, Shoqata e Infermierëve të Urologjisë, Shoqate e Instrumentarëve, ajo e Infermierëve të Psikiatrisë kanë njoftuar se më 1 mars do të marshojnë për të kundërshtuar propozimet e dala nga drafti i Ligjit të Pagave. Marshi organizohet me kërkesën për “pagë dinjitoze”.

Sipas draftit, infermierët do të kenë koeficient të pagës nga 3.7 deri në 4.75 te më e larta. Kryeinfermieri do të ketë koeficient 4.9 ose 5. Koeficientët po kundërshtohen nga sindikatat e shëndetësisë dhe ato të arsimit.

Organizatorët e marshit kanë thënë se ligji bën diskriminimin e këtij komuniteti.

Marshi “Paga dinjitoze, jo diskriminimit” do të nisë në orën 15:00 të 1 marsit. Nisja pritet të bëhet nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës për të përfunduar para objektit të Qeverisë.