Tre persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 508 raste pozitive nga testimi i 4.320 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit është 11.75 për qind.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1281 persona, ndërsa janë 8685 raste aktive.
Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, sipas MSH-së janë administruar 1278 vaksina në 24 orët e fundit. Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.804.256.
Të vaksinuar me dy doza janë 811.804 qytetarë, ndërsa me tri doza 94.710.