Ministrit në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa në një video mesazhit të drejtuar fermerëve ka treguar se në këto gjashtë javë janë realizuar pagesat për 2941 fermerë në vlerë prej 7.9 milionë euro.
Krahas kësaj, ai i ka njoftuar fermerët dhe agrobizneset vendore se shumë shpejt do të shpallen edhe programi për zhvillim rural dhe programi për pagesa direkte për vitin 2020 nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).