Dashi
Sot do të argëtoheni, do jeni të kërkuar nga shoqëria dhe nuk do të mërziteni për asnjë moment gjatë ditës. Të gjitha dritat dhe sytë do të jenë të përqendruar tek ju, një fakt që do t’ju sjellë kënaqësi dhe gëzim.
Nëse jeni të beqarë, sot po shijoni pushtimet dhe komplimentet. Nëse jeni të fejuar, partneri juaj do t’ju tregojë në çdo mënyrë dashurinë dhe pasionin që ka për ju.
Demi
Sot e rëndësishme për ju është siguria e shtëpisë dhe familjes. Nëse jeni të lidhur, partneri e ka pak të vështirë t’ju afrohet, kryesisht për shkak të tendencës tuaj për tu mbyllur në vetvete.
Në punë arrini qëllime të larta. Mos i shpërdoroni paratë në mënyrë të pamatur, sepse do të pendoheni.
Binjakët
Sot jeni në gjendje të arrini disa nga qëllimet dhe të zbatoni planet tuaja. Është dita ideale për marrëdhënie ndërpersonale. shkëmbim informacioni dhe diskutime të rëndësishme.
Në planin financiar, por edhe profesional, është dita ideale për marrëveshje dhe nënshkrime.
Gaforrja
Sot kërkoni stabilitet, besim, kënaqësi emocionale dhe përmbushje financiare. Nëse jeni të lidhur, shijoni momente të nxehta dhe pasionante, me shpirtin tuaj binjak. Shmangni tendencën tuaj për xhelozi.
Luani
Me Hënën në shenjën tuaj të zodiakut sot, shkëlqeni dhe jeni protagonistët e ditës. Realizoni planet dhe ëndrrat tuaja me lehtësi dhe arrini shumë nga qëllimet dhe objektivat tuaja.
Nëse jeni të lidhur, përgatituni për një ditë plot pasion dhe emocion. Nëse jeni beqarë, sot dita do të ketë shumë ulje-ngritje, pasi mund të emocionoheni shumë shpejt me një njohje të re, por në fund do të zhgënjeheni.
Virgjëresha
Sot kapërceni fobitë ,fiksimet dhe ankthin. Një ditë ideale për t’u angazhuar në aktivitete sociale, artistike dhe krijuese.
Nëse jeni beqarë thuaj jo idealizimeve dhe utopive, flirtit dhe njohjeve të reja, që të mos zhgënjeheni. Nëse jeni të lidhur, duhet të shmangni patjetër historitë dhe komunikimet paralele me persona të tretë.
Peshorja
Sot do të merreni kryesisht me miqtë. Vendosni të shikoni përpara dhe të ndiqni këshillat e vlefshme të një miku tuajin shumë të ngushtë. Gjithashtu, dita është ideale, për t’i dhënë ndihmë personave që kanë nevojë për ju.
Akrepi
Sot fokusoheni te ëndrrat, synimet dhe objektivat tuaja, bëni lëvizjet e duhura dhe arrin atë që dëshironi. Në aspektin shoqëror fitoni lehtësisht admirim, vlerësim dhe respekt.
Shigjetari
Sot do të kuptoni që të tjerët ju admirojnë për mendjen tuaj të zgjuar, humorin dhe talentin tuaj të komunikimit. Ditë ideale për dalje dhe udhëtime.
Bricjapi
Jot jeni shumë intuitiv dhe mendjemprehtë. Vendosni të mos hapeni me të tjerët, por të dëgjoni se çfarë kanë për t’ju thënë. Ju lexoni gjuhën e trupit dhe merrni hamendësoni qëllimet e tyre.
Ujori
Sot jeni duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërpersonale që janë të rëndësishme për ju. Përmirësoni gjithçka, përmes diskutimeve. Megjithatë, sot do jeni pak të pavendosur, gjë që do të vonojë zbatimin e planeve tuaja.
Peshqit
Sot po merreni kryesisht me çështje praktike. Vendosni të kujdeseni për nevojat tuaja thelbësore dhe të trajtoni çështjet pezull. Megjithatë, organizoni më mirë kohën tuaj dhe mos keni kërkesa të tepërta ndaj vetes.