Një person ka vdekur pas mesnatës në magjistralen Gjilan-Kamenicë, si pasojë e një vetaksidenti. Policia i tha KOHËS se aksidenti ndodhi në orën 00:05, në fshatin Dobërqan, derisa vetura me targat 06, ku gjendeshin tre persona, humbi kontrollin dhe goditi shtyllën elektrike.
Personi që vdiq është pasagjeri N.K., i lindur në vitin 1968, ndërsa vozitësi M.K., ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK për trajtim.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, i tha KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.