Kosova po vazhdon të preket nga rritja e çmimeve në të gjithë sektorët.
Po ashtu, nga pritet shtrenjtimi i biletave të autobusit, përkatësisht për relacionin Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas.
Bileta e autobusit do të kushtoj 5 euro.
“Bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë-Gjakovë është 5 euro”, njofton kompania Sharr Travel.
Ndryshe, deri më tani udhëtarët për këtë relacion kanë paguar 4 euro.