Dashi
Nëse jeni të fejuar, do të shijoni me partnerin , momente të pafundme pasioni dhe romance. Nëse je beqarë, sot do të kesh shumë flirte. Çdo lëvizje profesionale që bëni sot do të jetë e suksesshme.
Demi
Sot, miku Dem, interesi juaj do të jetë i fokusuar tek shtëpia dhe familja. Dita e sotme do ju shtyjë gjithashtu të komunikoni me persona të së shkuarës.
Nëse jeni beqarë, Shën Valentini sot do të sjellë në jetën tuaj një person të së kaluarës suaj dhe ndoshta do të mendoni për rilidhjen. Nëse jeni të fejuar, preferoni ta festoni ditën e Shën Valentinit me partnerin tjetër, të dy në shtëpi. Në punë i arrini qëllimet dhe objektivat, me lehtësi.
Binjakët
Do të keni shumë mundësi tani, për të përmirësuar ndjeshëm jetën tuaj shoqërore, por edhe marrëdhëniet me vëllezërit e motrat, të afërmit dhe fqinjët. Veçanërisht të favorshme do të jenë udhëtimet tuaja, të çdo lloji.
Nëse jeni beqarë, Shën Valentini do t’ju dhurojë shumë njohje të reja dhe shumë flirte. Nëse jeni të fejuar, thoni po sot në ditën e të dashuruarve, në një dalje të këndshme me partnerin tuaj.
Në punë rregullohet përfundimisht një marrëdhënie e lëkundur pune apo bashkëpunimi.
Gaforrja
Sot prit shumë zgjidhje të shkëlqyera dhe thelbësore për problemet që të shqetësojnë nga e kaluara. Jepini kohë ngjarjeve dhe mos i shtyni situatat.
Nëse jeni beqarë, sot në ditën e të dashuruarve, prisni një përgjigje nga personi që ju intereson. Nëse jeni të fejuar, e festoni ditën e të dashuruarve, me momente sensuale të nxehta, me partnerin.
Luani
Sot shumë nga synimet tuaja bëhen realitet dhe më në fund ndiheni të sigurt dhe të kënaqur.
Nëse jeni të fejuar, sot është dita e të dashuruarve, do të shijoni momente pasionante dhe sensuale me gjysmën tjetër. Nëse jeni të lirë, më në fund do të keni një përgjigje nga personi që ju intereson.
Duhet të shmangni tensionet në ambientin tuaj të punës sot.
Virgjëresha
Shoku Virgjëreshë, sot është dita e përsosur për të marrë vendime të dobishme dhe kuptimplote. Duhet të vlerësoni situatat e pjekura, ngjarjet, njerëzit dhe marrëdhëniet. Do të jetë mirë sot, të ndiqni intuitën, instinktin dhe mprehtësinë tuaj, për të zbuluar se çfarë saktësisht po ndodh fshehurazi në mjedisin tuaj.
Nëse jeni beqarë, mos u besoni njerëzve dhe marrëdhënieve të gabuara.
Në çështjet tuaja financiare, do të gjeni një zgjidhje të shkëlqyer.
Peshorja
Sot, interesi juaj do të përqendrohet në rrethin tuaj të miqve. Miqtë tuaj do t’ju ndihmojnë në mënyra të ndryshme dhe do të bëhen aleatët tuaj.
Nëse jeni të fejuar do të kaloni shumë mirë me partnerin. Nëse jeni beqarë thuaji po flirteve, rrëfimeve, por edhe njohjeve të reja.
Në planin financiar thuajini jo vendimeve të shpejta dhe lëvizjeve impulsive.
Akrepi
I dashur Akrep, sot ju provokoni admirimin dhe respektin e atyre që ju rrethojnë, në mënyra të ndryshme. Nëse jeni të fejuar jeni shumë të ftohtë me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë, sot në ditën e të dashuruarve, do të shijoni një flirt, nga një person përmes hapësirës tuaj profesionale.
Në planin financiar dhe profesional do të keni fat, zgjidhje dhe arritje.
Shigjetari
Sot mund të shijoni një ditë plot pozitivitet, favor dhe gëzim. Shijoni njohje të reja, komunikime dhe mesazhe të gëzueshme dhe lajme të këndshme. Ju i thoni po aventurës, përvojave të reja emocionuese dhe etjes për eksplorim. Ditë ideale, për një takim të ri. Koha më e mirë për udhëtime dhe ekskursione. Fati është në anën tuaj.
Nëse jeni të fejuar, thuajini po sot, daljeve me partnerin. Nëse jeni beqarë do keni shumë njohje dhe flirte të reja dhe do merrni gëzim.
Në karrierë, përmes bashkëpunimeve dhe partneriteteve, arrihet një objektiv ambicioz. Disa pengesa financiare që mund të vijnë sot, janë kryesisht për shkak të gabimeve tuaja.
Bricjapi
Sot, i dashur Bricjap, keni sukses Bindja juaj dhe mprehtësia juaj e fortë, ju ndihmojnë të arrini qëllimet, ëndrrat.
Nëse jeni beqarë do të keni shumë pushtime, pasi dita e të dashuruarve rrit sharmin tuaj dhe ju bën të parezistueshëm. Nëse jeni të fejuar, sot është dita e të dashuruarve, do të shijoni momente të nxehta, seksuale dhe pasionante, me partnerin.
Në planin financiar, keni mjaft fat në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e vjetra apo aktuale.
Ujori
Sot, interesi juaj është i fokusuar në të gjitha marrëdhëniet tuaja të rëndësishme ndërpersonale.
Nëse jeni beqarë, sot në ditën e të dashuruarve, mund të prisni një njohje të re që premton një të ardhme dhe paqe. Nëse jeni të fejuar, përfitoni nga Dita e Shën Valentinit dhe shijoni me partnerin, pasionin, butësinë, momentet e bukura dhe romancën.
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e kolegëve tuaj po përmirësohen dhe kjo ju çon drejt suksesit.
Peshqit
Të dashur Peshq, ju karakterizon talenti komunikues, mendjemprehtësia dhe inteligjenca. Me këto veçori do të arrini shumë qëllime dhe objektiva të jetës suaj të përditshme. Nëse jeni të fejuar, do të ishte mirë që sot, në ditën e të dashuruarve, problemet tuaja profesionale të mos i transferoni në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqarë do të ketë interes erotik nga një person.
Në karrierën tuaj, performanca juaj përmirësohet dhe kjo njihet në mënyra të ndryshme. Ekonomikisht do të vijnë zgjidhje konstruktive.