Kosova aktualisht ka 12.651 raste aktive me COVID-19, ndërsa komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë ajo e Prishtinës.
Kryeqyteti në tabelën e shifrave të rasteve aktive nëpër komuna renditet i pari me 2.764 raste aktive.
Peja ndërkaq ka 965, Ferizaj 827, Gjilani 821, Prizreni 748 dhe komuna tjera me më pak raste.
Të dielën në vend janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 602 raste pozitive me koronavirus.