Kosova po ballafaqohet gati që dy vite me pandeminë e koronavirusit, e cila i ka marrë jetën shumë njerëzve dhe ka krijuar jetesë ndryshe nga siç ishim mësuar më parë.
Aktualisht janë 12 mijë e 651 raste aktive, ku prej komunave prin ajo e Prishtinës me mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus.
E dyta radhitet Peja, e cila ka 965 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Ndërsa Ferizaj renditet në vendin e tretë me 827 raste aktive, e pastaj pason Gjilani me 821.
E pesta komunë me më së shumti raste aktive me koronavirus është kryeqyteti historik Prizreni me 748 gjithsej.