Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të premten.
Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 770 raste të reja nga testimi i 4285 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi ka arritur në 16,028.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,319 doza të vaksinës. Deri më tani me të dy dozat janë vaksinuar 809.982 persona, ndërkaq me dozën e tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 92,117 persona.