Erling Haalandi pritet të largohet nga Dortmundi në verën e këtij viti.
Për sulmuesin norvegjez kanë shprehur interesim gjigantët e futbollit në Angli, Spanjë dhe në Francë.
“Sport” shkruan se në garë është edhe Barcelona, e cila nuk ka hequr dorë nga Haalandi.
Gjendja jo e mirë financiare e Barçën, nuk do t’i ndal drejtuesit e këtij klubi që të tentojnë blerjen e 21-vjeçarit.
Raportohet se Barcelona planifikon të shesë disa lojtarë në verë dhe nga mjetet financiar që do të sigurojë nga sponsorët planifikon transferimin e Haalandit.
Bëhet e ditur se dritën e gjelbër e ka dhënë edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili i ka thënë presidentit të Barcës, Joan Laporta se Haalandi është i përshtatshëm për stilin e tij të lojës.