Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësorë janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 pacientë negativë dhe 2 të tjerë të pakonfirmuar.
Nga SHSKUK kanë njoftuar se 125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë.
Sipas njoftimit në Klinikën Infektive janë 67 pacientë, në Mjekimin Intensiv 10 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë 9 pacientë, atë të Gjinekologjisë 18 pacientë.
Ndërkaq në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 13 pacientë, të Gjilanit 18, në Spitalin e Pejës 14 pacientë, atë të Gjakovës 20, të Mitrovicës tetë pacientë, në Spitalin e Ferizajt 10 pacientë dhe në të Vushtrrisë tre pacientë.