Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.
IHK njofton se nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme dhe kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira bio-meteorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.