Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.
Në total numri i rasteve aktive është 23.823.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.