Soda e bukës është një substancë e fuqishme që ka një përdorim shumë të gjerë në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme.
Ajo përdoret në gatim, për pastërti, për heqjen e njollave, zbardhjen e rrobave por edhe si një produkt bukurie.
Mësoni më poshtë disa prej përdorimeve fantastike të sodës së bukës.
Soda e bukës kundër djersës
Sodën e bukës mund ta përdorni si një deodorant të freskët kundër djersës.
AgroWeb.org ju udhëzon të përzieni 4 lugë gjelle me sodë buke dhe 4 pika nga vaji esencial i preferuar.
Më pas me të lyeni zonat ku djersitni më shumë për të hequr bakteret që shkaktojnë aromën e keqe.
Kundër aromave
Hidhni një filxhan kafeje me sodë buke në vaskë dhe bëni banjë për gjysmë ore.
Në këtë mënyrë, do të pastroheni nga bakteret dhe acidet e ndryshme që shkaktojnë aromat e këqija.
Për një lëkurë të butë, mund të bëni banjë një ose dy herë në javë.
Lëkurë të Butë
Hidhni pak sodë buke dhe shampon trupi në ujë dhe masazhoni duart dhe këmbët.
Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe do të zbuloni sa e butë është bërë lëkura.
Thonj të shëndetshëm
Udhëzoheni t’i përzieni tre lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë.
Pastën vendoseni mbi thonj dhe mbajeni për disa minuta.
Më pas shpëlajini duart me ujë të bollshëm.
Freskia e gojës
Hidhni një lugë çaji me sodë buke në një gotë me ujë.
Pasi soda të jetë shkrirë bëni gargarë për të hequr bakteret dhe erën e keqe të gojës.
Gargarën duhet ta bëni çdo ditë.
Flokë të shëndetshëm
Shampot tradicionale janë të pasur me kimikate të ndryshëm që prishin balancën e skalpit dhe dobësojnë flokun.
Një herë në muaj përdorni sodë buke për të ruajtur shëndetin e flokëve.
Dhëmbë të bardhë
Nëse sodën e bukës e përzieni me ujë të oksigjenuar do të përfitoni një masë të fortë zbardhuese për dhëmbët.
Përdoreni këtë masë një herë në javë për të shmangur dëmtimin e emanelit të dhëmbëve. /Agroweb/