Kryeziu e Tahiri përfundojnë garat e para në “Pekini 2022”

Skitarja Kiana Kryeziu ka debutuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, ndërkohë sot ka garuar edhe përfaqësuesi tjetër i Kosovës në këtë ngjarje, Albin Tahiri.

Skitarja 17-vjeçare ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Ajo u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë e 18.78 sekonda.

Gara e radhës për të është e paraparë për ditën e nesërme (07:30).

Së bashku me Kryeziun, në këto Lojëra Olimpike, Kosovën po e përfaqëson edhe skitari Albin Tahiri. Edhe ai garoi sot, ndonëse gara ishte planifikuar për dje, por u shty për shkak të erës së fortë.

Tahiri përfundoi i 35-ti nga 43 garues në skijim alpin apo i parafundit nga ata që përfunduan shtegun. Ai pati kohë 1 minutë e 52.44 sekonda.

Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh. Ai përfaqësoi Kosovën edhe në Lojërat e kaluara Olimpike “Pyeongchang 2018”.

Image