212 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.
ShSKUK njofton se me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 të tjerë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 71 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 22 pacientë
Spitali i Gjakovës, 24 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë.