Pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ndërkohë, nga 3.656 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 793 persona.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, ku janë 133 persona të shtruar, 16 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Numri i rasteve aktive është rreth 14 mijë.