Shkarkohet kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefin.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Koha ka mësuar se janë shkarkuar edhe zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, dy zëvendësshefat ekzekutivë dhe i ka bërë emërimet për ushtrues detyre në këto poste.

Po ashtu është hapur konkursi për rekrutimin në pozitat e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit.

Këtyre të fundit u është pamundësuar mbajtja e mbledhjes në Telekom, pasi siç bëjnë me dije burime të KOHËS, janë sulmuar fizikisht nga persona të afërm me menaxhmentin. Mbledhjen e kanë mbajtur në MEPTINIS.