Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht.
Sipas tij, kjo ka ndodhur në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit.
Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e fundit të zotit Berisha, RTSH iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtete e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?
Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.
“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi./rtsh