19,519 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon sene total numri i rasteve aktive me koronavirus është 19,519.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksinës kundër COVID-

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,000 persona.

IKSHPK një ditë më parë ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që të respektohen masatnë kohën kur numri i rasteve me coronavirus vazhdon të jetë i lartë.

Në një postim në Facebook, IKSHPK kërkon respektimin e masave antiCOVID-19 si mbajtja e maskës, ruajtja e distancës sociale, mbajtja e higjienës, shmangia e udhëtimeve, të qëndrohet në shtëpi dhe të ajrosen ambientet e mbyllura.

“Të gjitha të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pa vaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese. Andaj, vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin dhe rastet e rënda klinike”, thuhet në komunikatë.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, IKSHPK bën thirrje në veçanti për kujdes dhe mos grumbullim. Ndërsa, rekomandojnë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Ndryshe, të shtunën kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër coronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.