Rashani asiston në fitoren e Clermontit

Elbasan Rashani ka kontribuar me një asistim në fitoren e Clermontit kundër Rennesit me rezultatin 2:1.

Rashani ishte titulluar te skuadra e Clermontit dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. Reprezentuesi i Kosovës asistoi te goli i dytë të cilin e shënoi Jordan Tell në minutën e 71-të.

Golin tjetër e realizoi Lucas Da Cunha (60’). Derisa golin e vetëm për Rennesin e shënoi Baptiste Santamaria (19).

Për Rashanin ishte asistimi i tretë këtë edicion në Ligue 1. Ka edhe katër gola të shënuar.

Clermoni renditet në pozitën e 15-të me 21 pikë. Ndërkaq, Rennesi zë vendin e pestë me 34 pikë.