Mbi 600 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

618 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 1119 gjoba trafiku.

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar dhe 17 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 19 persona dhe 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.