Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 12396.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,997 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.